Situatë dramatike në Los Anxheles, me spitalet që janë thuajse në kolaps. Operatorëve të ambulancave në Los Anxheles, në Kaliforni, u është kërkuar që të mos transportojnë në spital pacientë që kanë mundësi të pakta për të mbijetuar.
Është një direktivë e dhënë nga autoritetet shëndetësore, duke parë që spitalet në rajon janë në kolaps. Personat që humbin jetën nga Koronavirusi janë gati 1000 në ditë në këtë vend. Po ashtu, personelit të reparteve të emergjencës i është thënë që të racionalizojnë oksigjenin.
Situata është vërtet mjaft e vështirë në Los Anxheles. Nju Jorku kishte dhënë një direktivë të tillë në muajin prill të vitit të kaluar, në një moment kulmor të pandemisë. Në atë kohë ishte sugjeruar nga autoritetet shëndetësore që të mos shtroheshin në spital pacientë me shanse minimale për të mbijetuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje