Gazeta Si – Lajme të mira vijnë nga qeveria shqiptare për Briken Caljen dhe sportistët e tjerë elitarë. Sapo është miratuar një fond shtesë prej 160 milionë lekësh për këta sportistë elitare dhe federatat.
Lajmi është bërë i ditur gjatë mbledhjes së Këshillit të Miniatrave nga ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi. Ajo e vlerësoi vendimin e fundit për mbështetje më të madhe financiare si shumë të rëndësishëm për sportin.

“Morëm sot një vendim të rëndësishëm për sportin. Përmes një mbështetje financiare prej 160 milionë lekësh të reja për fedaratat sportive dhe sportistët elitarë, garantohet mbështetje më e madhe.
Buxheti i mëparshëm ishte i pamjaftueshëm dhe me këtë shtesë do të shmanget rreziku që Shqipëria të mos përfaqësohet, apo të gjobitet në eventet ndërkombëtare. Sot, sportistët që fitojnë statusin e nivelit të lartë, shpërblehen njësoj si sportistët në vendet e tjera të BE-së.
Sportistët elitarë shqiptarë kanë sjellë medalje dhe përmes kësaj shtese nga nesër mund t’i shpërblejmë këta sportistë”, – tha ministrja Kushi mes të tjerash.
Shqipëria ka disa sportistë elitarë, me në krye peshëngritësin Briken Calja, i cili ka sjellë rregullisht medalje për vendin tonë. Atletët Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj, gjimnasti Matvei Petrov dhe ndonjë tjetër janë të tjerë spotistë të elitës.
Shpesh ka pasur rezerva për trajtimin e tyre financiar. Më së shumti këta sportistë kanë marrë vëmendje vetëm në momentin që e kanë nderuar Shqipërinë me medalje. Tani vjen edhe ky lajm i mirë për një mështetje më të madhe financiare të tyre nga qeveria. E meritojnë plotësisht.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje