Mbi dy milionë e gjysmë shikime në pak ditë për ato 50 sekonda reklama elektorale që e promovojnë atë nëpërmjet Twitter, në garën për postin e guvernatorit të shtetit të Nevadës.
Michele Fiore, 51-vjeçarja italo-amerikane, zhvendosur në Las Vegas dhe ish-këshilltarja e qytetit të kazinove, ka tërhequr vëmendjen ditët e fundit: republikane, por mbi të gjitha ‘Trumpiane’ dhe e armatosur.
My name is Michele Fiore. I'm running for Governor of Nevada. We don't need more weak, compromise, blue blazer Republican politicians. That isn’t me and never will be. I will never stop fighting. Join the fight: https://t.co/k9QWQjPn6v pic.twitter.com/JuKbwZeXCg
— Councilwoman Michele Fiore (@VoteFiore) October 19, 2021
Tre pika të programit të saj janë të theksuara në rrjetet sociale që zotëron: ndalimi i “Critical Race Theory”, koncepti që ka ardhur përsëri në modë në SHBA si një vend racist në themelet e tij, sepse bazohet në pabarazinë dhe shtypjen e pakicave; të ndalojë detyrimin e vaksinimit kundër Covid për punëtorët dhe t’i japë fund mashtrimit elektoral. Prandaj, bëhet fjalë për një personazh i ri në qendër të vëmendjes së politikës amerikane. Sidoqoftë, jo e qartë.
Michele Fiore është një ‘Trumpiane’ e bindur e orëve të para (“Donald, presidenti më i mirë i SHBA në histori”, bindja me të cilën ajo mbështet kandidaturën e re të miliarderit për vitin 2024); ajo është një e pasionuar pas armëve – dhe e tregon atë në videon promovuese – por ndonjëherë rezulton të jetë jashtë skemave republikane.
Në veçanti, kur ajo mban anën në favor të martesave të homoseksualëve dhe legalizimit të kanabisit mjekësor. “Gazeta ‘Washington Post’ më quajti një ‘grua të armatosur për kalendar’, – thotë Fiore, ndërsa ndodhet me kamioncinë në shkretëtirë. – ‘Politico’ më vuri nofkën ‘Zonja Trump’, por nuk më intereson. Ne kemi nevojë për të huaj, luftëtarë, jo nga politikanë të zakonshëm të mërzitshëm, të moderuar dhe gati për kompromis”.
Më pas, thyen një televizor bardh e zi që ka kolegun republikan Mitt Romney në ekran. Kush do ta sfidojë atë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)







Lini një Përgjigje