Pas reagimeve të shumta për etiketimin shpellarë të protestuesve të “Astirit”, kreu i Bashkisë së Tiranës ka sqaruar deklaratën e bërë.
Ndonëse u raportua se me termin ‘shpellarë’ iu drejtua protestuesve, Veliaj në një postim rrjetin social “Facebook” shkruan se shpellarë ka quajtur deputetët e Saliut që iu sulën barbarisht zonjave police gjatë përplasjes para derës së institucionit.
“Sqarim
Shpellarë quajta deputetët e Saliut, që isulen barbarisht zonjave police të bashkisë! S’i quaj dot deputetë këta prehistorikë!
Saliu i vrau me plumba në mish në Bulevard, le më t’i lejonte te dera.
Shpronësimet 100%, edhe pse shumica janë lloto, lavazhe e 8 kate pa leje”, shkruan Veliaj në “Facebook”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje