Gazeta Si – Deputetët e Sri Lankës kanë zgjedhur kryeministrin në detyrë, Ranil Wickremesinghe, në postin e presidentit, pavarësisht se ai nuk gëzon mbështetje në publik.
Wickeremesinghe do të udhëheqë me shtetin në kohën kur ekonomia është në kolaps. Ai po ashtu duhet të rikthejë rendin publik pas protestave masive në muajt e fundit, të nxitura nga situata ekonomike.
Parlamenti i Sri Lankës votoi për zgjedhjen e presidentit dhe Wickremesinghe kishte për kundërkandidat, Dullus Alahapperuma.
Ish-presidenti Gotabaya Rajapaksa, u largua nga shteti javën e kaluar. Ai fillimisht shkoi në Maldive dhe më pas në Singapor, pasi mijëra protestues hyn në ndërtesën presidenciale dhe ndërtesa të tjera qeveritare, duke kërkuar dorëheqjen e tij.
Protestuesit po ashtu kanë kërkuar dorëheqjen e Wickremesinghes, i cili ishte emëruar në postin e kryeministrit në muajin maj.
Protestuesit kanë djegur shtëpinë e tij private, por kanë sulmuar edhe zyrën e kryeministrit në Kolombo, duke sfiduar udhëheqjen e tij.
Pavarësisht se protestuesit vazhdimisht kanë kërkuar dorëheqjen e Wickremesinghes, ai mori postin e ushtruesit të detyrës së presidentit menjëherë pasi Rajapaksa u largua. Wickremesinghe do të jetë në postin e presidentit deri në nëntor të vitit 2024.
Sri Lanka po përballet me mungesë të furnizimeve elementare, përfshirë furnizimet me ushqim dhe karburante.
Wickremesinghe do të tentojë të rikthejë stabilitetin politik në shtet në mënyrë që të mund të nisë negociatat me Fondin Monetar Ndërkombëtar për një pako shpëtimi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje