Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi një takim të enjten me Drejtorin e ODIHR, Matteo Mecacci.
“Vlerësova bashkëpunimin dhe asistencën e ODIHR për monitorimin dhe rritjen e standardit zgjedhor në Shqipëri, që ende përbën një problem madhor për vendin.
Manipulimi paraprak i zgjedhjeve përmes keqpërdorimit të mekanizmave ligjorë dhe burimeve shtetërore po shndërrohet në një instrument legjitimimi të pushtetit autoritar dhe shmangies së llogaridhënies qeverisëse, duke çimentuar të ashtuquajturat regjime hibride.
Ndërsa ODIHR është një institucion shumë i rëndësishëm ndërkombëtar për vlerësimin e proceseve zgjedhore, janë aktorët vendas ata që kanë detyrimin për vendosjen dhe mbrojtjen e demokracisë, dhe rritjen e besimin të publikut tek vota e lirë”, komentoi Meta në Facebook pas takimit
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje