Futboll

Starova kthehet në Durrës, emërohet drejtor teknik i Teutës

Sulejman Starova është emëruar sot drejtor teknik i Teutës. Për trajnerin kryeqytetas është një rikthim në Durrës, pasi ai më parë e ka drejtuar Teutën si trajner. Starova është prezantuar para ekipit para nisjes së stërvitjes nga shefi i klubit, Enid Furxhi.

Falë përvojës së tij, Sulejman Starova pritet ta ndihmojë Teutën për të arritur objektivat e saj për këtë sezon. Në këto javë të para skuadra durrsake ka çaluar, duke marrë shumë barazime, ndaj dhe drejtuesit e saj kanë vendosur të afrojnë në klub një emër më shumë eksperiencë. Mund të jetë ky edhe një “kërcënim” për trajnerin aktual të Teutës, Edi Martinin, pas rezultateve jo bindëse. Kjo është një praktikë e njohur në futbollin shqiptar.

Përveç Teutës, Starova ka drejtuar skuadra si Partizani, Tirana, Besa, Laçi dhe Kukësi në futbollin tonë, por edhe Ferronikelin në Kosovë. Ndeshja e radhës për durrsakët është në transfertë me Apoloninë në fundjavë dhe mbetet për t’u parë, nëse do të ndihet “efekti Starova”, apo jo.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë