30 anëtarë të Forumit Rinor të PD i janë drejtuar me një kërkesë peticion Sekretarit të Përgjithshëm Gazmend Bardhi, kryetarit të Këshillit Kombëtar Edi Paloka dhe Kryesisë së PD, për vendimin e kryetarit Lulzim Basha për përjashtimin nga grupi parlamentar të deputetit Sali Berisha.
Kryetari i FRPD është deputeti i PD-së, Belind Këlliçi emri i të cilit nuk gjendet në kërkesë.
“Duke e konsideruar këtë veprim në shkelje të plotë të statutit, parimeve, vlerave të PD si dhe rrezikun që mbart për përcarjen e thellë dhe të parikuperueshme të saj kërkojmë që ky veprim t’i nënshtrohet me domosdoshmëri një referendumi në anëtarësinë e partisë si të vetmen rrugë për të ruajtur unitetin e PD”, thuhet në shkresën e FRPD.
Në listën e firmëtarëve është edhe djali i të ndjerit, Sokol Olldashi, Glauk.
Paralelisht me shkresën zyrtarë, Berisha do të fillojë takimet nga e enjtja me anëtarët e PD-së së Tiranës për të vijuar më pas në Shkodër.
“Basha vepron për interesin e tij. Basha e ka marrë këtë vendim për pazar ose interes personal. Takimi im i parë me anëtarësinë e PD-së do jetë në Tiranë dhe më pas në të gjithë Shqipërinë. Lëvizja ime ka si synim që të vendoset dinjiteti i çdo anëtari të PD-së, të ketë edhe hapje në Partinë Demokratike, patjetër. PD i ka jetike flukset e reja, që të vijnë të rinj e të reja, por edhe burra e gra. Ka forca PD, në Këshill Kombëtar, Parlament, duhet t’i hapet frymëmarrja Partisë Demokratike. Lëvizja ime është për bashkimin dhe zmadhimin e PD-së”, është shprehur Berisha
Letra e depozituar zyrtarisht në PD në fakt nuk i referohet ndonjë pike të statutit të partisë, pasi në asnjë nen të saj, nuk përfshihet një kërkesë e tillë, pra kalimi me votim i vendimit të kryetarit tek anëtarësia e partisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)







Lini një Përgjigje