Bota

Stërmbesa e Nikita Hrushov: Putin mund të përdorë armët bërthamore

Gazeta Si – Vladimir Putin “planifikon të fitojë, me çdo kusht” dhe “nëse i duhet të përdorë armë bërthamore taktike për të shpallur fitoren – edhe pse unë nuk e parashikoj – kjo mund të jetë një nga opsionet që rusët mund të jenë të gatshëm të përdorin”.

Ajo që flet për BBC, është Nina Hrusheva, stërmbesa e ish-udhëheqësit sovjetik, Nikita Hrushov, një akademike e Nju Jorkut dhe kritike shumëvjeçare e Putinit (pas pushtimit të Ukrainës, ajo tha se ishte në siklet nga zhvillimet e konfliktit dhe se stërgjyshi i saj do ta cilësuar pushtimin si “të neveritshëm”).

Në intervistën e saj, Hrusheva shpjegon se “popullariteti i Putinit po rritet” në vendin e tij, pasi “rusët nuk kanë alternativë tjetër veçse të qëndrojnë në Rusi”.

Armët bërthamore taktike janë më pak të fuqishme se raketat me rreze më të gjatë që u shfaqën gjatë epokës së Luftës së Ftohtë, kur Nikita Hrushov udhëhoqi Bashkimin Sovjetik. Por kritikja e Putinit ka frikë se Moska mund t’i përdorë ato për efekt shkatërrues në tokën ukrainase.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë