Portugalia është përfshirë nga polemikat për shkak të idhullit të saj, Kristiano Ronaldos. Stërvitja e personalizuar që futbollisti i Juventusit, në autoizolim për shkak të koronavirusit, ka zhvilluar ditët e fundit në stadiumin e Madeiras, ka sjellë reagime negative nga Lisbona.
Sapo janë shpërndarë fotot dhe është publikuar lajmi se sulmuesi juventin, në karantinë në vendlindje, ishte stërvitur në stadiumin “Deportivo Nacional”, në Choupano, ndaj yllit portugez kanë vërshuar kritikat nga tifozët, por edhe nga autoritetet vendëse. “Ronaldo nuk ka asnjë leje te veçantë që të stërvitet”, – ka thënë në konferencë shtypi Pedro Ramos, një përfaqësues i shërbimit shëndetësor në Madeira. “Kristiano Ronaldo ka të drejtën të stërvitet, duke respektuar rregullat si gjithë qytetarët e tjerë. Nuk ka asnjë privilegj për të”, – ka shtuar Ramos.

Ronaldo është akomoduar në një vilë të marrë me qera, që i ka kushtuar 4000 euro në javë. Ylli portugez ka kërkuar kushte më të mira për stërvitje dhe nuk ka kursyer edhe në këtë rast. Vila është shumë luksoze, me pesë dhoma gjumi, një sallë lojërash për fëmijët, një palestër, një pishinë dhe mbi të gjitha një kopsht të madh, ku futbollisti mund të vrapojë lirshëm.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje