Rreth 17 stërvitje ushtarake u zhvilluan në Ballkan gjatë muajit maj, të cilat përfshinë 46,000 forca të armatosura nga SHBA-ja dhe vendet e NATO-s. Këto ishin aktivitetet ushtarake më të gjera dhe më shpeshta që nga ndërhyrja ndërkombëtarëve në Kosovë në 1999 dhe duket se Shtetet e Bashkuara të Amerikës donin t’i dërgonin një mesazh të rëndësishëm dy fuqive rivale për ndikim në Ballkanin Perëndimor: Rusisë dhe Kinës.
Sipas një raporti të portalit Rrjeti i Sigurisë Ballkanike, rreth 12 aktivitete ushtarake kanë ndodhur si pjesë e stërvitjes ushtarake Defender-Europe 21, ndërsa pesë stërvitje ishin pjesë e ushtrimeve të përbashkëta serbo-ruse. Seria e stërvitjeve në Ballkan u hap me stërvitjen Defender-Europe 21, me synimin për të trajnuar ushtrinë shqiptare dhe ato rajonale të përgjigjen ndaj një sulmi të mundshëm armik në rajonin e Ballkanit dhe Detit të Zi.
Pjesa më e madhe e ushtrimeve të mbrojtjes janë mbajtur në Shqipëri, ku forcat amerikane kanë vendosur për herë të parë sistemit raketor me rreze të gjatë Patriot. Për herë të parë, SHBA po kryen një stërvitje në territorin e Kosovës me Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Një nga elementet më të rëndësishme të stërvitjeve ushtarake në Shqipëri është pjesëmarrja e “Bereta Kafe”, njësive të reja të specializuara të Ushtrisë Amerikane për bashkëpunim ushtarak me vendet aleate në të gjithë botën. Këto njësi janë një reflektim i politikës se Uashingtonit për shtyrjen e Rusisë dhe Kinës jashtë rajoneve të rëndësishme për Uashingtonin. Beretat Kafe udhëhoqën në fakt sipas raporteve stërvitjet usharake pranë Gjakovës dhe Tiranës. Ky divizion është formuar para një viti dhe është i specializuar në mënyrë të vecantë në shkatërrimin e ndikimit ushtarak të armikut në një vend aleat.

Kjo brigadë ka pak më shumë se 4,000 ushtarë. Ajo përbëhet nga tre batalione, njësi inteligjence, skuadrilje zbulimi dhe avionë luftarakë. Këto forca mësohet se janë vendosur në rajone të tjera kyçe për SHBA-në përfshirë Lindjen e Mesme dhe Aftagnistanin.
Për Ballkanin, stërvitjet ushtarake janë të rëndësishme sepse rëndësia e gjeopolitike e rajonit po rritet. Në rrethanat e reja globale, politika e SHBA-së në rajon po bazohet tek shtypja e ndikimin e Kinës dhe Rusisë.
Në një sfidë ndaj SHBA-së, Serbia dhe Rusia filluan stërvitje të përbashkëta ushtarake pranë Beogradit, duke treguar vendosmërinë e Moskës për të ruajtur ndikimin në rajonin ballkanik.
Ministritë e mbrojtjes serbe dhe ruse thanë se trajnimi i përbashkët i rreth 200 trupave speciale përfshinte “shkatërrimin e një formacioni të paligjshëm ushtarak” dhe një sulm të drejtpërdrejtë ndaj forcave armike. Stërvitjet zgjatën deri më 25 maj dhe vazhduan paralelisht në të gjitha vendet fqinje me Serbinë, përvrc Beogradit, i cili tregoi se në përballjen mes Perëndimit dhe Lindjes qëndron në krahun e kësaj të fundit.

Serbia, e cila është një anëtare e programit të NATO-s për Partneritetin për Paqe dhe po kërkon zyrtarisht anëtarësimin në Bashkimin Europian, ka krijuar prej vitesh lidhje të ngushta ushtarake, ekonomike dhe politike me Rusinë dhe Kinën.
Serbia mbetet aleati i vetëm rus në rajon dhe Moska ka kundërshtuar hapur anëtarësimin e saj në aleancën ushtarake perëndimore, duke pretenduar se rajoni i Evropës Lindore është sfera e saj tradicionale e ndikimit.
Ministri i Brendshëm serb Aleksandër Vulin tha gjatë stërvitjeve se Rusia ishte ” partneri më i rëndësishëm i Serbisë”. “Ne po mendojmë së bashku se si t’i ruajmë vendet tona sepse miqësia mes Serbisë dhe Rusisë mund të prishen vetëm nga brenda, jo nga jashtë,” tha Vulin.
Shumë raporte të kohëve të fundit kanë theksuar kërcënimin rus ndaj shteteve ballkanike dhe balltike. Polonia ishte e fundit që bëri thirrje për shtimin e pranisë ushtarake të SHBA-së dhe të NATO-s n rajon, ndërkohë që ekspertët thonë se kërcënimet ndaj shteteve bregdetare të Detit të Zi dhe Ballkanit nuk janë vetëm ushtarake por edhe politike. Moska po përdor çdo instrument jo-ushtarak në arsenalin e saj për të nxitur tensionin midis serbëve dhe myslimanëve në Serbi dhe Bosnje.
Avionët ushtarake rusë po kryejnë një sërë fluturimesh mbi Rumani, duke kërcënuar sidomos platformat e energjisë në Detin e Zi. Kremlini ka shpërndarë po ashtu edhe një sërë agjentësh të lidhur ngushtë me parti politike në të gjithë Ballkanin. Por lëvizja më dramatike erdhi rreth një muaj më parë, kur Moska dërgoi raketa në kufirin me Ukrainën dhe zonën e Detit të Zi, në përpjekje për të trembur qeveritë europiane. /Balkansec.net/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje