Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka paralajmëruar për një luftë të gjatë në Ukrainë, pasi forcat ruse kanë intensifikuar sulmet e tyre ndaj pozicioneve ukrainase në lindje të vendit.
Stoltenberg gjithashtu bëri thirrje për mbështetje të vazhdueshme për Ukrainën, duke i thënë gazetës gjermane Bild am Sonntag se furnizimi me armatime të fundit për trupat ukrainase do të rriste mundësinë e çlirimit të rajonit lindor të Donbasit nga kontrolli rus.
“Ne duhet të përgatitemi për faktin se mund të duhen vite. Ne nuk duhet të heqim dorë nga mbështetja e Ukrainës”, tha ai. “Edhe nëse kostot janë të larta, jo vetëm për mbështetjen ushtarake, edhe për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë dhe ushqimeve.”
Një samit i NATO-s në Madrid në fund të këtij muaji pritet të dakordësojë një paketë ndihme për Ukrainën që do të ndihmojë vendin me kalimin nga armatimet e vjetra të epokës sovjetike në pajisjet standarde të NATO-s, tha Stoltenberg .
Ukraina u zotua të shtunën se do të fitojë kundër Moskës, ndërsa luftoi kundër sulmeve ruse pranë një qyteti lindor dhe shumë vende u sulmuan me predha dhe raketa./Reuters
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje