Futboll

Strakosha bëhet çështje, tifozët e Lacios tani duan Reinën titullar

Qëndrimi i Pepe Reinës në stol ka lënë të pakënaqur një pjesë të mirë të tifozëve të Lacios. Aktivizimi i Tomas Strakoshës titullar ishte një nga temat më të nxehta pas humbjes në shtëpi me Udinezen, edhe pse portieri i Kombëtares shqiptare nuk kishte përgjegjësi direkte në 3 golat e pësuar.

Trajneri Simone Inzagi vendosi të luante me Strakoshënn nga minuta e parë, duke ulur në stol Reinën, i cili kishte bërë paraqitje shumë të mira në ndeshjet e fundit, si në kampionat, ashtu edhe në Ligën e Kampionëve. Një vendim që i ka ndarë tifozët lacialë, një pjesë e të cilëve mendojnë se Reina është në formë më të mirë se Strakosha.

Pepe Reina. Gazeta Si, 30 nëntor 2020

Portieri spanjoll gjithsesi ka dashur ta karikojë ambientin me anë të një postimi në Instagram. Ai ka dashur ta lërë pas krahëve humbjen e shëmtuar me Udinezen, duke shkruar: “Ishte një ditë “Jo”. Të ngrejmë kokën dhe të reagojmë të mërkurën. Bashkë më të fortë se më parë”. Spanjolli nuk ka mbajtur asnjë qëndrim sa i takon aspektit personal. Që kur kaloi te Lacio ai tha se do ta ndihmojë Strakoshën të rritet me përvojën e tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë