Pas pozitivitetit te “Campus Biomedico” dhe komunikimit të infektimit nga Covid-10 te Prokuroria Federale të 3 futbollistëve dhe dy drejtuesve, klubi i Lacios ka vendosur që ata të mos stërviten me grupin dhe rrjedhimisht të mos luajnë në ndeshjen e nesërme me Juventusin. Dhe 2 nga këta 5 pjesëtarë të Lacios janë shqiptarë, portieri Tomas Strakosha dhe drejtori sportiv Igli Tare.
Ditët e fundit kanë qenë shumë të trazuara te Lacios sa i takon kësaj çështjeje, madje është folur edhe për përjashtim nga kampionati me pretendimin se nuk është respektuar protokolli, edhe pse mjeku dhe drejtuesit e Lacios flasin me bindje për të kundërtën. Gjithsesi, për të mos rrezikuar, klubi hoqi dorë nga “basti” dhe Imobile, Leiva dhe Strakosha, pozitivë pas tamponit molekular në “Campus Biomedico”, kanë lënë qendrën sportive. Ata nuk janë stërvitur dhe për pasojë nuk do jenë në dispozicion për ndeshjen me Juventusin.

Vendimi është marrë nga mjeku Ivo Pulçini, i cili ishte në pritje të komunikimit me autoritetet e shëndetit. Pak para se tre futbollistët të linin fushën, rajoni i Lacios kishte njoftuar Prokurorinë Federale se tre lojtarë dhe dy pjesëtarë të stafit kishin rezultuar pozitivë. Presidenti Lotito zbuloi se një nga drejtuesit është pikërisht drejtori sportiv Igli Tare. Një komunikim që praktikisht mbylli mundësitë për t’i parë nesër në fushë Strakoshën, Imobilen dhe Leivën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje