Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka do të drejtojë zgjedhjet për PD-në në Qarkun e Durrësit.
Lulzim Basha vendosi të enjten për emrin e rij, ndërsa për Palokën nuk është hera e parë që drejton një qark në prag zgjedhjesh.
Ndryshe mund të thuhet për Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi. Edhe ai (për shkak edhe të pozicionit partiak që ka) do të caktohej në një zonë për të drejtuar zgjedhjet, por vendosja e emrit të tij në Elbasan pritet të jetë një barrë e madhe për të, nisur edhe nga klanet jo të vogla që ndodhen në këtë qark dhe nga rezultati tepër i dobët që PD-ja mori zgjedhjet e kaluara parlamentare. Se sa do ta justifikojë drejtimin e tij në këtë qark, koha do ta tregojë shpejt. Jo zyrtarisht mësohet se Flamur Noka që u largua nga Kukësi me vendim të Lulzim Bashës, do të drejtoje zgjedhjet për PD-në në qarkun e Lezhës, një qark edhe ky i vështire, porse më herët “administrohej” deri diku mire nga Edi Paloka. Nuk dihet se sa mund ta pranojnë lezhjanët emrin e tij por gjasat që ai të vendosët ne Lezhë janë të mëdha.
Flamur Noka nuk u përfshi në garën e kandidatëve për deputete ne qarkun e Kukësit, aty ku ai militonte prej vitesh, për shkak të pakënaqësive që kishte shtuar. Përvec këtyre tre emrave, Basha ka caktuar Helidon Bushatin në Shkodër, Enkelejd Alibeajn në Fier dhe Bujar Leskajn në Vlorë.
Pritet që Basha të mbyllë të gjitha qarqet për të kuptuar më mirë strategjinë e tij që deri më tash nuk duket të ketë aspak surpriza madje pikëpyetje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje