Politike

Strehimi i afganëve, Patozi: Reagimin me normal e pati Basha, Rama sikur zihej me plaçkat e trupit

Astrit Patozi ka komentuar qëndrimet e politikes shqiptare me saktë kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të opozitës, Lulzim Basha për strehimin e përkohshëm të afganëve në Shqipëri, ku për herë të parë pas kaq kohësh ai ka veçuar qëndrimin e Bashës.

“Deri tani reagimin më normal e ka pasur Lulzim Basha, i cili është shprehur shkurt dhe qartë, pa dozat e zakonshme të hipokrizisë dhe të patetizmit, që i kullon herë të tjera në çdo rresht e germë. Edhe pse nuk është përgjegjësia e tij direkte hapja apo mbyllja e dyerve të Shqipërisë, qëndrimi i tij është i rëndësishëm.

Në ndryshim nga hartimi plot mllef i Edi Ramës, i cili megjithëse ka “çelësat” e shtëpisë dhe askush nuk po e pengon, ngjante me ata që zihen edhe me “plaçkat e trupit”. Dhe kjo nuk besoj që ka lidhje me shtatorin, që po afrohet me shpejtësi më shumë për hall të të tjerëve…”, shkruan Patozi


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë