Studentët e Fakultetit të Juridikut do të nisnin në orën 14:00 mësimin në ambientet e gjimnazit “Petro Nini Luarasi”.
Ishte dekani i këtij fakulteti, Artan Hoxha, që e bëri të ditur këtë vendim përmes një prononcimi për median.
Vendimi u mor pasditen e së martës, pas garancisë që dha dekani i Fakultetit të Drejtësisë, Artan Hoxha, se ishte e sigurt që ditën e mërkurë do të niste procesi mësimor.
Ndërkohë, një grup studentësh që vijojnë bojkotin e mësimit deri në plotësimin e kërkesave kanë shkuar në gjimnaz dhe kanë mbyllur me zinxhir derën e këtij gjimnazi, në mënyrë që të mos hyjnë studentët.

Më vonë, dera është hapur nga administrata e gjimnazit “Petro Nini”.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje