Politike

Studentët e ngujuar, Spiropali: Karikaturë e protestës

Në një kohë që Ministria e Arsimit ka siguruar ambiente të reja mësimi për studentët e Fakultetit Juridik ka ardhur edhe reagimi i ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Kuvendin, Elisa Spiropali.
Në një dalje për mediat, ministrja ka akuzuar opozitën se po merr peng fakultetet. Ajo sqaroi se shkak i daljes në këtë deklaratë, është shqetësimi për pengmarrjen e Fakultetit të Drejtësisë. Sipas saj, tanimë ka mbetur vetëm një karikaturë e protestës, me angazhimin e drejtpërdrejtë të PD, LSI dhe vetë Sali Berishës.
“Tanimë nuk kemi të bëjmë më me protestë të studentëve, ajo që ishte protesta i hap rrugë Paktit për Universitetin dhe plotësimit të kërkesave, ulje të tarifave, por mbi të gjithave një transformim të infrastrukturës universitare, partneritet mes ministrive dhe fakulteteve që kanë lidhje me to, punësimin e të rinjve me rezultateve më të mira, përkthimin e titujve botërorë dhe standard për titujt. Ajo që ka mbetur është një karikaturë e protestës dhe angazhimin e PD, LSI dhe vetë Sali Berishës, që është i angazhuar me disa segmente të vogla brenda universitetit të ushqyer me tituj të pamerituara dhe punësim të paturpshëm aty ku kanë rrjetet nepotike militante dhe klanore”, u shpreh ministrja Spiropali.
Në fund, ministrja Spiropali i bën thirrje rektorit që t’u përgjigjet studentëve.
“I bëj thirrje rektorit që t’u përgjigjet studentëve, ose nëse ka zgjidhje tjetër le ta bëjë publike”, përfundoi Spiropali.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë