Bota

Verdikti i OBSH: Covid-19 e ka origjinën nga kafshët, gati e pamundur nga laboratorët

Një studim i përbashkët i Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Kinës thotë se Covid-19 e ka origjinën nga transmetimi i virusit nga lakuriqët e natës tek njerëzit përmes një kafshe tjetër. Studimi thekson po ashtu se rrjedhja e virusit nga laboratori në Wuhan është “jashtëzakonisht e pamundur”.

“The Associated Press” raporton se hetimet ofrojnë pak detaje se si virusi filloi të përhapet në të gjithë globin dhe shumë pyetje mbeten pa përgjigje. Ekipi i OBSH ka propozuar kërkime të mëtejshme në çdo fushë përveç hipotezës së rrjedhjes së laboratorit.

Publikimi i raportit është vonuar në mënyrë të përsëritur, duke ngritur pikëpyetje nëse pala kineze po përpiqej të ndikonte në përfundimet që do të arrinte raporti për hequr “përgjegjësinë” e pandemisë nga Kina.

Studiuesit renditën katër skenarë që mendohet se mund të kenë çuar në shfaqjen e koronavirusit SARS-CoV-2. Në krye të listës ishte transmetimi nga lakuriqët e natës përmes një kafshe tjetër, për të cilën ata thanë se ka shumë të ngjarë. Ata vlerësuan përhapjen e drejtpërdrejtë nga lakuriqët e natës tek njerëzit si të mundshme dhe thanë që përhapja përmes produkteve të ngrira ushqimore, ishte e mundur por se kishte pak gjasa të çonte në shfaqjen e virusit.

Lakuriqët e natës janë të njohur për bartjen e koronavirusëve dhe, në fakt, tek lakuriqët e natës është gjetur mutacioni më i afërt i virusit që shkakton COVID-19. Sidoqoftë, raporti thotë se “distanca evolucionare midis këtyre viruseve të lakuriqëve të natës dhe SARS-CoV-2 vlerësohet të jetë disa dekada, duke thënë se ka një hallë që mungon”. OBSH tha se viruse shumë të ngjashme janë gjetur në pangolina, të cilat janë një lloj tjetër gjitarësh, por gjithashtu vuri në dukje se vizonët dhe macet mund të jenë po ashtu bartës të virusit Covid-19.

Raporti bazohet kryesisht në një vizitë e një ekipi të ekspertëve ndërkombëtarë të OBSH-së në Wuhan, qyteti kinez ku u zbulua për herë të parë COVID-19, nga mesi i janarit deri në mes të shkurtit. Peter Ben Embarek, eksperti i OBSH-së që udhëhoqi hetimet, tha të premten se raporti nuk e përcakton nëse shpërthimi filloi në një treg të gjësë së gjallë në Wuhan që kishte një nga rastet më të hershme të rasteve në dhjetor 2019.

Zbulimi i rasteve të tjera para shpërthimit të tregut Wuhan sugjeron se pandemia mund ta ketë origjinën diku tjetër. Por raporti vëren se edhe në Kinë mund të ketë pasur raste më të hershme që nuk janë zbuluar, duke thënë se mund të jenë një lidhje midis tregut të gjësë së gjallë dhe rasteve të mëparshme.

Ky treg është cilësuar për një kohë të gjatë si origjina e pandemisë, sepse disa tezga shisnin një sërë kafshësh, përfshirë edhe lakuriqë nate. Raporti vuri në dukje se një gamë e produkteve shtazore, nga minjtë, tek dreri, shiteshin në treg pa asnjë siguri, ashtu si krokodilët e gjallë.

Ndërsa pandemia u përhap globalisht, Kina gjeti mostra të virusit në paketimin e ushqimit të ngrirë që eksportonte jashtë dhe, në disa raste, kishte gjurmuar shpërthime të lokalizuara të tyre.

Raporti tha se përhapja përmes produkteve të ngrira mund të jetë nxitës i përhapjes së virusit në distanca të gjata, por tha se kjo nuk mund të kishte shkaktuar shpërthimin e pandemisë. Raporti thotë se rreziku i marrjes së virusit nga produktet e ngrira është më i ulët sesa infektimi nga njeriu në njeri.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë