Gazeta Si – Me pothuajse të gjithë të huajt të siguruar, tani në Sudan rreziku është shpërthimi përfundimtar i luftës civile, me pasoja që mund t’i shpëtojnë vetë qëllimeve të palëve ndërluftuese.
Por OBSH ngriti së fundmi alarmin, sepse një laborator mjekësor dyshohet se ka rënë në duart e një prej fraksioneve me rrezikun e shpërndarjes së viruseve të sëmundjeve shumë infektive, veçanërisht fruthit dhe kolerës – që mbahen atje.
Alarmi mbërriti në Gjenevë – selia e OBSH-së – nga Nima Saed Abid, kreu lokal i organizatës, përmes lidhjes video nga Khartoum.
Nuk u specifikua se cili nga fraksionet që luftonin në Sudan mori kontrollin e laboratorit, por Saed Abid foli për “rrezik të lartë bakteriologjik pas kapjes së laboratorit që përmbante” patogjenë të fruthit dhe kolerës dhe materialeve të tjera të rrezikshme. Teknikët u penguan të hynin në laboratorë për të siguruar materialet.
Në vendin afrikan situata vijon të jetë shumë e tensionuar. Të paktën 21 persona u plagosën, pasi spitali Alroomy, në qytetin Omdurman, në veri të Khartoum, u godit nga predha artilerie.
Kjo është bërë e ditur nga burime të agjencisë “Nova” në vend, sipas të cilave shkelje të armëpushimit janë regjistruar edhe në Shambat dhe Khartoum Bahri, gjithashtu në veri të Khartoum.
Luftimet në kryeqytetin Khartoum vazhdojnë pavarësisht se sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken deklaroi dje për një armëpushim 72-orësh.
Palët ndërluftuese, Forcat e Armatosura nga njëra anë dhe Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF) nga ana tjetër, akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimit.
OBSH ka hartuar një bilanc të përplasjeve të këtyre ditëve: 459 të vdekur, 4072 të plagosur, ndërsa sipas OKB-së, 270 mijë persona mund të ikin nga Sudani në Çad dhe Sudanin e Jugut, duke përkeqësuar urgjencën humanitare.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje