Nga Gazeta Si – Policia suedeze rrethoi sot pasdite një pjesë të qendrës tregtare Emporia në qytetin jugor suedez të Malmos pas një incidenti me të shtëna.
“Të shtëna janë regjistruar në qendrën tregtare Emporia në Malmö”, tha policia në një deklaratë, pa dhënë detaje të tjera për këtë incident.
Një numër i madh patrullash policie ndodhen në vendngjarje, ndërkohë raportohet se dy persona janë qëlluar me armë zjarri.
Sipas deklaratave të dëshmitarëve nga brenda qendrës tregtare, një person kishte filluar papritur të qëllonte mbi njerëzit.


Gazeta suedeze Expressen raporton se njerëzit janë mbyllur në mes të kaosit.
Një person tha në dalje se ai dhe të tjerët u fshehën në një magazinë.
“Ne ishim brenda Kicks kur njerëzit filluan të vrapojnë në dyqan. Stafi hapi një derë të pasme, kështu që na u desh të fshiheshim në një depo. Ne u ulëm atje, 16 njerëz. Të gjithë ishin të frikësuar”.
Një tjetër, i cili ndodhej jashtë qendrës tregtare kur nisën të shtënat, tha: “Është gjëja më e keqe që mund të imagjinoni”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje