Bota

Suedia dhe Finlanda në NATO? Jens Stoltenberg i jep të drejtë Turqisë

Gazeta Si – Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, shqetësimet e Turqisë për terrorizmin dhe çështje të tjera janë “legjitime”, të cilat “duhet të merren seriozisht”.

Turqia ka akuzuar Finlandën dhe Suedinë për mbështetjen e militantëve kurdë dhe thotë se nuk do t’i mbështesë të dy vendet për t’u bashkuar me Aleancën derisa politikat e tyre të ndryshojnë.

Por edhe Helsinki nuk do t’i bashkohet Aleancës, nëse problemet e Stokholmit me Turqinë çojnë në shtyrjen e anëtarësimit të Suedisë.

Kështu deklaroi presidenti finlandez, Sauli Niinisto në një konferencë për shtyp së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Rasti i Suedisë është gjithashtu i yni. Kjo do të thotë se ne ecim krah për krah”, tha Niinisto.

Duke folur në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin finlandez Sauli Niinisto, Stoltenberg theksoi se “asnjë aleat tjetër i NATO-s nuk ka pësuar më shumë sulme terroriste se Turqia” dhe tregoi vendndodhjen e saj gjeografike strategjike me fqinjët, si Iraku dhe Siria.

“Këto janë shqetësime legjitime. Është terrorizëm, është eksporti i armëve”, tha Stoltenberg.

“Ne duhet të trajtojmë shqetësimet e sigurisë të të gjithë aleatëve, duke përfshirë shqetësimet turke për grupin terrorist PKK”, – vijoi norvegjezi.

Lufta e Rusisë në Ukrainë bëri që Finlanda dhe Suedia të aplikonin për t’u bashkuar me NATO-n në maj, por presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan vuri veton për hyrjen e tyre në aleancën prej 30 anëtarësh, duke i akuzuar ata për mbështetje të militantëve kurdë, të konsideruar terroristë nga Turqia.

“Duhet të ulemi dhe të marrim seriozisht shqetësimet e Turqisë për terrorizmin”, tha Stoltenberg. Kërkesat e Ankarasë në Helsinki dhe Stokholm përfshijnë gjithashtu heqjen e kufizimeve në eksportet e armëve në Turqi dhe ekstradimin e anëtarëve të disa organizatave kurde që kundërshtojnë qeverinë e Erdoganit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë