Një sulm kamikaz në Kunduz, Afganistan, shkaktoi të paktën 100 të vdekur dhe mbi 100 të plagosur në një xhami shiite.
Lajmi bëhet i ditur nga autoritetet talebane, duke pohuar se shpërthimi që ndodhi në qytetin në veri të vendit, ishte shumë i fuqishëm. Ndërkohë që numri i të vdekurve mund të rritet nga ora në orë, pasi në spital vazhdojnë të mbërrijnë persona në gjendje të rëndë shëndetësore.
Dost Mohammad Obaida, zëvendës-shef i policisë së provincës Kunduz në Afganistan, tha se sulmi shpërthyes në xhaminë shiite mund të jetë shkaktuar nga një kamikaz vetëvrasës, i cili u përzie me besimtarët.
“Unë i siguroj vëllezërit tanë shiitë, se talebanët janë gati të garantojnë sigurinë e tyre”, – tha Obaida, duke shtuar se një hetim është duke u zhvilluar.
Një sulm i dënuar menjëherë nga udhëheqja e organizatës që komandon vendin, me zëdhënësin e saj Zabihullah Mujahid, i cili flet në Twitter për “shumë nga bashkatdhetarët tanë shiitë të martirizuar dhe të plagosur në shpërthim”.
Sulmi ende nuk është marrë përsipër nga ndonjë organizatë, por të dyshuarit kryesorë janë edhe një herë, militantët e ISIS, në veprimet që synojnë civilët që u përkasin pakicave etnike dhe fetare në vend.
Imazhet e shpërndara në mediat sociale tregojnë trupa të pajetë të mbuluar me gjak.
Një video tjetër tregon gratë dhe fëmijët duke u larguar nga vendi i shpërthimit. Javët e fundit ka pasur disa sulme, përfshirë një në një xhami në Kabul, disa prej të cilave janë marrë përsipër nga ISIS.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)










Lini një Përgjigje