Bota

Sulm kibernetik në Agjencinë e të Ardhurave në Itali, vidhen 78 GB të dhëna

Gazeta Si – Rreth 78 gigabajt të dhëna mund të jenë vjedhur në një sulm hakerësh ndaj Agjencisë së të Ardhurave Italiane.

Policia postare dhe teknikët e IT të Agjencisë, kanë nisur menjëherë një hetim, në përfundim të të cilit do t’i dërgohet një kallëzim organit gjyqësor.

Njoftimi për shtyp që u shfaq në rrjetin e errët, u raportua gjithashtu në Prokurorinë Publike të Romës.

Prokurorët në Romë kanë hapur një hetim për të kryer kontrolle mbi sulmin e “ransomware”.

 Në tryezën e magjistratëve, pritet një raport fillestar nga ekspertët e Qendrës Kombëtare Kundër Krimit për Mbrojtjen e Infrastrukturave Kritike të Policisë Postare.

Prokurorët, pasi të jenë shqyrtuar dokumentet, mund të procedojnë me hipotezën e veprës penale të aksesit abuziv në sistemin kompjuterik dhe tentativës për zhvatje.

Nga hetimet e para, duket se sulmi i hakerëve është kryer në kundërshtim me profilin e një përdoruesi.

Sipas ekspertëve kompjuterikë dhe teknikëve postarë – edhe pse verifikimet janë ende në progres – hakerët e “Lockbit” kanë publikuar një sërë pamjesh të ekranit në lidhje me sulmin dhe janë duke analizuar ato dhe llojin e materialit që do të ishte vjedhur, të cilat hipotezojnë se është profili i një përdoruesi dhe jo hyrja në Agjencnë e të Ardhurave.

Pretendimi u shfaq në internet këtë mëngjes: “Lockbit” njoftoi se kishte vjedhur të dhëna dhe kërkoi një shpërblim, me ultimatumin që skadon pas pesë ditësh.

Nëse shpërblimi nuk paguhet brenda asaj periudhe – është kërcënimi – do të publikohen dokumentet e vjedhura – përfshirë raportet financiare dhe kontratat.

Për momentin, Agjencia e të Ardhurave bën të ditur se “nuk di asgjë dhe se i ka kërkuar “Sogeit” të verifikojë, pasi është përgjegjës për sigurinë e rrjetit. Përjashtojmë që të dhënat tatimore të jenë vjedhur”.

 Në realitet, kontrollet janë ende duke u bërë për të konstatuar se çfarë lloj informacioni është “ekfiltruar” pas inkursionit të IT.

“LockBit” është një grup hakerësh që operojnë në mbarë botën në biznesin e “ransomëare”.

“Është konfirmim, – thotë CEO i platformës së sigurisë kibernetike, ‘Swascan’, Pierguido Iezzi, – i rekordit të trishtuar të fituar nga ‘LockBit’, i cili në tremujorin e fundit është deri tani aplikuesi më aktiv në botë në aktivitetet e ransomware (një program kompjuterik dashakeqës), me mbi 200 sulme të kryera midis prillit dhe qershorit”.

“Ransomware, – vijon ai, – vazhdon të jetë arma kryesore e hakerëve kriminalë dhe, për rrjedhojë, rreziku kryesor për kompanitë publike dhe private”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë