Në Anqing, një qytet kinez jo shumë larg Wuhanit, një 25-vjeçar goditi me thikë kalimtarët, duke vrarë 6 persona dhe duke plagosur 14 të tjerë. Sulmi ndodhi në rrugët tregtare të qytetit, por motivi nuk është sqaruar ende nga policia.
Në në të kaluarën, autoritetet kineze kanë likuiduar pothuajse gjithmonë episode të ngjashme, duke u justifikuar me pretendimin se autori vuante nga probleme mendore.
Episodi i fundit i këtij lloji, ndodhi në prill, në jug të vendit, kur një burrë i armatosur me thikë hyri në një çerdhe, duke vrarë dy fëmijë dhe duke plagosur 16 të tjerë.
Në vitin 2018, një burrë u dënua me vdekje për goditje me thikë të nëntë fëmijëve në veri.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)







Lini një Përgjigje