Bota

Sulm në një çerdhe në Tajlandë, ish-polici vret 31 persona

Të paktën 31 persona humbën jetën, pjesa më e madhe e të cilëve fëmijë, pasi një ish-oficer policie hapi zjarr me një armë automatike në një çerdhe në Tajlandë.

Qindra forca policie kanë rrethuar zonën e Nong Bua Lamphu, ndërkohë që autori është vetëvrarë gjatë ndjekjes nga efektivët.

Autori i vrasjeve

Sipas të dhënave paraprake, autori i këtij krimi sulmoi me armë dhe thikë fëmijët dhe prindërit e tyre në çerdhe, ndërkohë që motivet janë ende të paqarta.

Gjithashtu, mësohet se oficeri i policisë sapo ishte liruar nga detyra.

Të shtënat masive në Tajlandë janë të rralla. Në vitin 2020, një ushtar vrau 21 persona dhe plagosi dhjetëra të tjerë në qytetin Nakhon Ratchasima.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë