Të paktën 47 persona u vranë në një sulm të militantëve xhihadistë kundër një autokolone ushtarake që shoqëronte civilët në veri të Burkina Fasos. Viktimat përfshinin 30 civilë, 14 ushtarë dhe tre ndihmës të ushtrisë.
Objektivi i sulmit terrorist ishte një autokolonë e përzier e kapur 25 kilometra larg Gorgadji, një zonë e njohur si “tre kufijtë”, që gjendej në Mali dhe Niger.
Zona e tre kufijve, është rajoni më i prekur nga dhuna, ku të vdekurit, civilë dhe ushtarakë, janë mijëra.
Sulmi, i cili gjithashtu la 19 të plagosur, ndodhi “ndërsa forcat e sigurisë ishin në një mision për të siguruar civilët që niseshin për në Arbinda”, tha qeveria.
Gjatë pëërplasjes, ushtarët dhe vullnetarët “vranë 58 terroristë dhe shumë të tjerë u plagosën dhe ikën”, tha i njëjti burim, duke shtuar se “operacionet e shpëtimit vazhdojnë”.
Sulmi është i treti në një seri që ka vrarë më shumë se dhjetë në dy javë kundër ushtarëve të përfshirë në luftën anti-xhihadiste në veri dhe veri-perëndim të Burkina Faso.
Burkina Faso është goditur nga sulmet vdekjeprurëse të xhihadistëve që nga viti 2015, veçanërisht në rajonet veriore dhe lindore, siç janë fqinjët e saj Mali dhe Nigeri, shpesh të shoqëruara me prita që i atribuohen grupeve xhihadiste të lidhura me Shtetin Islamik dhe Al Kaedën.
Bëhet fjalë për sulme në të cilat janë vrarë më shumë se 1.500 njerëz dhe detyruan më shumë se 1.3 milionë njerëz të largoheshin nga shtëpitë e tyre.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje