Pesë raketa u lëshuan drejt në Aeroportin Ndërkombëtar të Kabulit të hënën, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përgatiten për tërheqjen finale nga Afganistani.
Zhurma e raketave që bien mbi kryeqytet dhe aeroport tronditën banorët dhe stafin e mbetur nga vendet e NATO-s.
Një zyrtar amerikan i sigurisë tha se raketat ishin lëshuar nga një makinë në veri të Kabulit. Por SHBA kishte siguruar aeroportin me një sistem të mbrojtjes raketore, i cili rrëzoi raketat përpara se të goditnin aeroportin.
Tymi mund të shihej duke u ngritur mbi ndërtesat në veri, ku ndodhet Aeroporti Ndërkombëtar Hamid Karzai.
Nuk ka raporte për viktima, shtoi zyrtari. Ai tha se raketat që synonin aeroportin ka të ngjarë të jenë lëshuar nga ISIS-K, por paralajmëron se është shumë herët për ta ditur me siguri.
olicia afgane tha se një raketë goditi një lagje pranë aeroportit duke lënë të vdekur një fëmijë. Shefi i policisë së Kabulit e konfirmoi goditjen me raketë. Video e shpërndara nga agjencia e lajmeve Associated Press, tregojnë tymin që ngrihet pranë një ndërtese, rreth 1 kilometër nga aeroporti.

Talebanët i përshkruan këto sulme si incidente pa lidhje me njëri-tjetrin, por banorët në Kabul thanë se dëgjuan vetëm një shpërthim.
Evakuimi i të huajve dhe afganëve në rrezik nga talebanët për bashkëpunimin me forcat e udhëhequra nga SHBA në 20 vitet e fundit është në fazat përfundimtare dhe do të përfundojë zyrtarisht të martën kur trupat e fundit amerikane të tërhiqen.
Grupi i Shtetit Islamik, rivalë të talebanëve, përbëjnë kërcënimin më të madh për tërheqjen pasi orkestruan një sulm kamikaz me bombë në aeroport javën e kaluar që mori më shumë se 100 jetë, përfshirë 13 trupa amerikane.
Presidenti amerikan Joe Biden kishte paralajmëruar se më shumë sulme ishin të mundshme dhe Shtetet e Bashkuara thanë se kryen një sulm ajror të dielën në mbrëmje në Kabul mbi një automjet të ngarkuar me eksploziv.
Raketat goditën të hënën në mëngjes edhe lagjen Salim Karwan të Kabulit, thanë dëshmitarët. Të shtënat me armë pasuan shpërthimet, por nuk ishte e qartë se kush po qëllonte.
Një dëshmitar i cili foli në kushte anonimiteti për “AFP” tha se ata dëgjuan zhurmën e tre shpërthimeve dhe më pas panë një dritë në qiell.
Njerëzit u larguan pas shpërthimeve, tha dëshmitari.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje