Politike

Sulmet kibernetike, Kim: Aktorë keqdashës synojnë të minojnë demokracinë në vend

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, mori pjesë në aktivitetin e organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë me temë, “Qytetet Inteligjente”. Ajo konfirmoi mbështetjen e qeverisë amerikane për përballimin e sulmeve kibernetike nga ata që i quajti aktorë autoritarë.

“… Ky diskutim nuk mund të kishte ardhur në një kohë më të mirë se kjo. Drejtuesit vendor kanë një rol të rëndësishëm në demokraci pasi ato janë shumë afër problemeve dhe shqetësimeve të qytetarëve.

Ju e dini më mirë se të gjithë ne se çfarë kanë nevojë qytetarët e të gjitha moshave për të pasur një jetë më të sigurt, më të lumtur dhe më produktive. Po ashtu dini rreziqet dhe kërcënimet që përballen zgjedhësit tuaj çdo ditë, në shërbime, mbrojtja nga krimi dhe së fundmi siç e kemi parë rishtazi Shqipëri aktorë keqdashës kërkojnë të hakerojnë dhe të prishin jetën e qytetarëve.

Persona që kërkojnë të minojnë besimin te demokracia në Shqipëri.

Shtetet e Bashkuara janë këtu për t’ju ndihmuar, për të ndihmuar për të organizuar këtë konferencë, për të sjellë së bashku mendjet më të ndritura. Kemi ndihmuar qeverinë shqiptare përpara dhe gjatë sulmeve kibernetike. Për shkak të varësisë nga teknologjia ne të gjithë kemi nevojë për aktorë mbështetës për tu përballur me këto sfida kibernetike.

Ju i keni parë qeveritë autoritare që mbledhin të dhënat e qytetarëve dhe shteteve dhe për t’i përdorur ato më pas”, tha ndër të tjera ambasadorja Kim.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë