Me terma ushtarakë, Kryeministri Edi Rama e cilëson të suksesshme përballjen e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit me sulmin kibernetik që ka nisur të paktën prej ditës së premte.
“Kundërofensiva e AKSHI-t dhe aleatëve në përballjen e agresionit kibernetik mbi Shqipërinë, po rezulton e qëndrueshme dhe e suksesshme!”, thotë Rama.
Kryeministri thotë se deri më tani autorët nuk kanë marrë asnjë sistem, ndërsa flet për shenja tërheqjeje.
“Agresori nuk ka arritur të shembë sistemin e mbrojtjes dhe është në tërheqje! Nëse s’do kemi surpriza të tjera,shërbimet do rikthehen shumë shpejt!”, shkruan ai.
AKSHI ka ndërprerë pjesën dërrmuese të shërbimeve online për qytetarët dhe bizneset, përfshirë këtu edhe portalin unik qeveritar, e-Albania.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje