Kryeministri Rama deklaroi se Shqipëria nuk ka humbur asnjë të dhënë serioze pas sulmit kibernetik të radhës, kësaj here ndaj sistemit TIMS.
Kreu i qeverisë shton se agresori nuk ia arriti qëllimit, pasi Shqipëria rezistoi më së miri ndaj këtij sulmi, duke konfirmuar se investimet në këtë fushë ia vlejtën.
“Sistemet e pikave kufitare janë në punë qysh prej mëngjesit të sotëm. Përtej ndjesisë së rëndë që krijon penetrimi në këto sisteme, njësoj si kur të hyjnë në shtëpi e të vjedhin, fakti është se agresioni nuk ia ka arritur asfare qëllimit, asnjë zhdukje a rrjedhje serioze të dhënash! Dhe përtej cinizmit e përqeshjeve tipike të klubit të madh të thashethemeve digjitale, ushqyer nga ulëritës profesionistë dhe kinse strategë marrëdhëniesh ndërkombëtare, Shqipëria teknikisht ka rezistuar më së miri, ndërsa politikisht ka bërë një investim tejet të dobishëm”, shkruan Rama në Twitter.
Sistemet e pikave kufitare janë në punë qysh prej mëngjesit të sotëm.Përtej ndjesisë së rëndë që krijon penetrimi në këto sisteme, njësoj si kur të hyjnë në shtëpi e të vjedhin,fakti është se agresioni nuk ia ka arritur asfare qëllimit,asnjë zhudkje a rrjedhje serioze të dhënash!
— Edi Rama (@ediramaal) September 11, 2022
Sistemi i Menaxhimit të të Dhënave ra të premten pre e një sulmi kibernetik. Kryeministri Edi Rama u shpreh se përgjegjës është i njëjti agresor që sulmoi sistemet online më 15 korrik, Republika Islamike e Iranit. Në lidhje me këtë ngjarje reagoi edhe Këshilli Kombëtar i Sigurisë në SHBA, e cila dënoi sulmin kibernetik.
Sulmi erdhi dy ditë pasi qeveria shqiptare ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me shtetin e Iranit duke dëbuar përfaqësinë diplomatike që ndodhej në Shqipëri, si përgjigje ndaj sulmit kibernetik më 15 korrik.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje