Bota

Sulmi në Kapitol, Komisioni: Trump komplotoi për të shmangur humbjen në zgjedhje

Gazeta Si – Komisioni i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA që heton sulmin në Kapitol Hill më 6 janar 2021, arriti në përfundimin se presidenti i atëhershëm Donald Trump dhe mbështetësit e tij u përpoqën “të pengonin ilegalisht Kongresin që të numëronte votat elektorale duke komplotuar për të mashtruar shtetet”.

Kjo është bërë e ditur nga faqja e internetit në SHBA, “Politico”, ku thuhet se rezultatet e hetimit janë dërguar në Gjykatën Federale.

Sipas hetimit, Trump ka thyer “disa ligje për të penguar Kongresin që të vërtetojë humbjen e tij”.

Sipas Komisionit që hetonte sulmin e 6 janarit, ish-presidenti Trump dhe avokati i tij John Eastman, donin që nëpërmjet një “komploti kriminal”, të përmbysnin rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, të fituara nga Biden.

Dërgimi i rezultateve të hetimit në një gjykatë federale është pjesë e përpjekjes së Komisionit për të fituar akses në emailet e avokatit që pretendoi sekret profesional.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë