Bota

Sulmi në Kongresin Amerikan, dënohet me 41 muaj burg njeriu simbol i revoltës

Dënohet me 41 muaj burg një nga personat kryesorë që sulmuan Kongresin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Jacob Chansley, njeriu që më pas u bë i famshëm edhe për shkak të veshjes së tij.

34-vjeçari, njeriu simbol i sulmit të 6 janarit në Capitol Hill, që u kushtoi jetën pesë personave, ishte shpallur fajtor në shtator. Ai mori pjesë në revoltën e mbështetësve të Donald Trump, objektivi i të cilëve ishte që të pengonin certifikimin e fitores së Joe Biden.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë