Një oficer policie që drejtonte një makinë u sulmua me thikë përpara një stacioni policor në Kanë të Francës nga një individ, i cili tha se po vepronte “në emër të Profetit”.
Burime policore, thonë se oficeri “është shpëtuar falë jelekut të tij antiplumb”. Sulmuesi, me leje qëndrimi italiane, quhet Lakdar B., dhe ka lindur në vitin 1984 në Algjeri. Pas sulmit, ai u plagos “rëndë” nga një polic i dytë me armë zjarri.
Ministri i Brendshëm francez, Gérald Darmanin, tha se “sulmuesi u neutralizua nga një koleg i oficerit të plagosur”. Sipas informacioneve të publikuara nga gazeta “Le Figaro”, sulmi ka ndodhur në orën 06:35, kur një individ ka hapur derën e makinës së policisë dhe ka goditur me thikë policin, i cili ka shpëtuar falë jelekut antiplumb. Burri u kthye rreth automjetit për të goditur kolegun e tij, i cili u përgjigj duke qëlluar dhe e plagosi rëndë.
Sulmuesi, detajet personale të të cilit nuk dihen, “ka cituar Allahun gjatë sulmit”, – raporton shtypi francez. Sipas informacioneve të para, policia po heton pistën e aktit terrorist.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje