Gazeta Si – ‘Quarterback’-u i Cincinnati është lojtari, nga i cili pritet më shumë në ndeshjen ndaj Rams. I qetë dhe i pakapshëm. Ka edhe nga ata që e krahasojnë më mitin Montana, por ai është gjithmonë modest: “Jam vetëm Joe”.
Do të shohin të gjithë atë, mbi të gjitha atë. Joe Burrow, ‘quarterback’-u i Bengals është lojtari me pritshmëritë më të larta në ndeshjen me pritshmëritë më të larta, Super Bowl LVI.

Sepse në moshën 25-vjeçare dhe në sezonin e dytë në ligë ka udhëhequr Cincinnati në Super Bowl-in e tretë. Sepse e ka bërë kundër çdo parashikimi, me një mbështetje relative, sidomos në nivelin e lojës sulmuese.
Sepse në Nfl është duke u bërë një ndryshim gjeneratash në pozicionin më të rëndësishëm dhe ai po shfaqet si e tashmja dhe e ardhmja. I qetë, i pamëshirshëm dhe i pakapshëm. Një tjetër Joe, Montana, legjendë e 49ers, thirrej ‘Joe cool’ për kualitetin që kishte. Kushedi, nëse duke u gdhirë e hëna edhe Burrow mund ta marrë atë epitet. “Më quani vetëm Joe”, – thotë ai, por vështirë që ta marrësh për një Joe të zakonshëm.
‘Pse jo ne?’ Ky është sllogani i tifozëve të Bengals, që në fillim të sezonit as që e imagjinonin ‘play-off’-in ndhe jo më Super Bowl-in. “Pse jo ne” – pyesin besnikët e “xhunglës”, ata që pas shumë vitesh po admirojnë djemtë e tyre, protagonistë të superndeshjes, pas dy humbjeve me San Francisco në 1982-shin dhe 1989-ën.

Burrow nuk trembet aspak: “Mos na konsideroni më sfidantë, jemi një skuadër zonjë”. Në fakt, nuk pritej që kjo skuadër të fitonte ndaj Titans në Tennessee dhe ndaj Chiefs në Kansas City. Merita është mbi të gjitha e tij, Mr Burrow, i cili, në eksperiencën e parë në ‘play-off’ nuk e ka vuajtur presionin.
Po flasim për një ‘quarterback’ të aftë për të fituar titullin universitar me Louisiana State: është mësuar me sfidat e mëdha dhe me fokusin e të gjithëve mbi të që në nivelin Ncaa. Bengals gjithsesi nuk janë favoritë kundër Rams, në Los Angeles. Me 3 pikë e gjysmë për bëstvënësit. “Pse jo ne? – mbetet sllogani i tifozëve. Dhe arsyeja është pikërisht Burrow, i pëlqen apo jo ky sllogan.

Nuk do të jetë e lehtë për të ngritur të parin ‘Lombardi Trophy’. Linja e sulmit është pika e dobët e Bengals, kurse mbrojtja pika më e fortë. Çelsi për të fituar Super Bowl-in për Bengals është pikërisht te mbrojtja e lojtarit më të mirë, ‘quarterback’-ut të ri. “Është thelbësore sa i aftë do të jem për të përballuar presionin dhe se sa linja e sulmit do të dijë të limitojë kundërshtarin”, – ka thënë Burrow.
Nëse do t’i japin kohën e duhur, Burrow do ta përshpejtojë shenjtërimin e tij. Pritshmëritë janë të mëdha, ai do të jetë një pikë referimi për shumë vjet. Me tërheqjen e Tom Brady dhe Big Ben Roethlisberger, si dhe të Dreë Brees, Nfl ka një grup të rinjsh që po rriten. Pat Mahomes, Josh Allen, Justin Herbert dhe veçanërisht Joe Burrow, djaloshi i akullt nën presion.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje