Janë biletat më të shtrenja në histori ato të Super Bowl-it numër 56, që më 13 shkurt do të vërë përballë Cincinnati Bengals dhe Los Angeles Rams në “SoFi Stadium” të Inglewood, në Kaliforni.
Për ndjekur nga afër këtë sfidë duhet të paguash të paktën 1000 dollarë, për një vend në unazën e fundit, ndërsa mesatarja e çmimit të biletave shkon në 10.237 dollarë, gati dyfishi i sezonit të kaluar. Një biletë në tribunën VIP shkon deri në 72 mijë dollarë, apo 64 mijë euro.

Sipas asaj që bën me dije “Usa Today”, duke cituar “Seat Geek”, biletat kanë dalë në shitje që dje pasdite. Një biletë kushton 5.218 dollarë dhe bashkë me taksat dhe komisionet shkon në gati 7.000 dollarë. Bileta më e shtrenjtë shkon në 72.750 dollarë. Bëhet fjalë për seksionin 111, pak metra larg fushës.
“On Location”, fornizuesi zyrtar i NFL-së, ofron paketa që shkojnë nga 5.950 dollarë në 11.475 dollarë për sektorin e nivelit premium.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje