Sport

Super Bowl spektakolar, Los Angeles Rams fitojnë trofeun e dytë në histori

Gazeta Si – Super Bowl LVI shkon për Los Angeles Rams. Skuadra nga Kalifornia ka fituar titullin e dytë Nfl, duke mundur 23-20 në shtëpi Cincinnati Bengals. Një fillim shumë i mirë për Rams, më pas Bengals rihapën gjithçka pak para pushimit në “SoFi Stadium”, para përmbysjes së situatës në nisje të çerekorëshit të tretë me ‘touchdown’ e Higgins. Vetëm 1’25’’ nga fundi, Kupp firmosi fitoren e skuadrës së trajnerit Sean McVay dhe nisi festën në Inglewood.

Ishte një edicion i 56-të spektakolar i Super Bowl, i bukur deri në fund. Pas tërheqjes së Tom Brady, është hapur një erë e re në futbollin amerikan. Dhe për Los Angeles Rams ka ardhur me përmbysje titulli i dytë në histori.

Moment nga Super Bowl. Gazeta Si, 14 shkurt 2022

Një shprehje e vjetër futbollistike thotë: “Sulmet fitojnë ndeshjet, mbrojtjet fitojnë kampionatet”. Dhe ky Super Bowl ishte pikërisht kështu. Mbrojtja e Donald çoi në parajsë skuadrën kaliforniane he për më tepër në stadiumin e saj, siç ndodhi vitin e kaluar me Tampa Bay Buccaneers. Për Cincinnati Bengals bëhen tre pjesëmarrjet në Super Bowl dhe zero fitore. Skuadra e Zac Taylor shkoi shumë afër triumfit, por nuk ia doli të ngrinte trofeun.

Pjesa e parë në “SoFi Stadium” dukej se po shkonte e gjitha për Rams: ‘touchdown’ nga Beckham dhe Kupp (13-3). Por në çerekorëshin e dytë Bengals e morën veten dhe me kalimin e minutave e kaluan shokun e fillimit. Një ‘drive’ shumë i bukur bëri që Cincinnati të rihapte gjithçka në 13-10. Pa fat Los Angeles, që humbi Beckham për një dëmtim në gju.

Rams duke festuar pas finales. Gazeta Si, 14 shkurt 2022

Në çerekorëshin e tretë luajti më mirë Cincinnati, me Joe Burrow që goditi për 75 yds për Tee Higgins dhe rezultati ndryshoi në 17-13. Një rezultat që u thellua me ‘field goal’ të Evan McPhaerson në 20-13. Los Angeles provoi të reagonte, por mbrojtja e Cincinnati qëndroi e fortë.

Në 15 minutat e fundit, Stafford dha një top për Kupp, por një ndëshkim për skuadrat anuloi gjithçka. Stafford provoi përsëri, dha topin në cepin e fushës për të zakonshmin Kupp dhe ‘touchadown’! 23-20 vetëm 1 minutë e 25 sekonda nga fundi. Rezultati u mbrojt nga Aaron Donald, që veniti tentativat e Bengals për ta çuar ndeshjen në shtesë. Rams fitojnë kështu trofeun e dytë në histori, pas atij të 22 viteve më parë, kur luanin ende në “St. Louis”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë