Sllovenia ka luajtur për herë të parë në historinë e saj në turneun olimpik me skuadrën e basketbollit të meshkujve dhe menjëherë është ka korrur sukses, falë një Luka Donçiç në përmasat e një legjende. Lojtari i Dallas Maveriks në NBA ishte protagonist absolut në fitoren 118-110 ndaj Argjentinës.
Numrat e Donçiç janë impresionues: 31 pikë në periodën e parë (Manu Zhinobili në rrjetet sociale e quajti një bishë), 48 pikë në total, 11 ribaunde (3 në sulm), 3 stopime. Slloveni realizoi 18/29 gjuajtjet nga fusha, 6/14 për tri pikë dhe 6/7 në gjuajtjet e lira në 31 minuta.
Donçiç ka barazuar paraqitjen e dytë më të mirë në historinë e Olimpiadave (Ed Palubinskas në 1976 me Australinë), duke pasur përpara vetëm Oskar Shmidt (55 pikë me Brazilin në Seul 1988). Me një paraqitje të tillë të Donçiç dhe fitoren bindëse ndaj Argjentinës, Sllovenia bëhet një nga kandidatet kryesore për medalje. Ajo ka forcën e një skuadre që është kampione në fuqi e Europës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje