Futboll

Superiore/ Derbi vendimtar për Partizanin e Tiranën, luhen fatet e sezonit

Në “Air Albania” luhet sot derbi i fundit i sezonit mes Partizanit dhe Tiranës, një derbi që vendos shumë për dy skuadrat. Partizani, në garë të fortë me Teutën për titullin kampion, duhet të mos lërë pikë, sepse në të kundërt do t’i duhej të mendonte më shumë për vendin e dytë. Tirana në anën tjetër ka një shans për të shkuar në Europë, duke qenë 1 pikë larg vendit të 4-t, kështu që edhe për të pikët janë jetike në këtë moment.

Trajnerit Ilir Daja i rikthehen dy titullarë të rëndësishëm, Jurgen Bardhi dhe Esat Mala. Të kuqtë vijnë pas barazimit në Korçë, që mund të ketë ulur disi moralin, por derbi është nga ato ndeshje ku karikimi vjen vetë. Sigurisht, do të jetë nga ato ndeshje që vendoset nga episodet dhe dy skuadrat do të kujdesen për të gabuar sa më pak. Do të jetë po ashtu një ndeshje “shahu” mes dy trajnerëve.

Nga ne derbi Tirana-Partizani. Gazeta Si, 13 maj 2021

Teuta e vendit të parë luan në transfertë me Kastriotin, që javët e fundit ka rrëshkitur drejt zonës së ftohtë të renditjes. Durrsakët shihen si favoritë, për ta të gjitha ndeshjet janë si finale më vete drejt titullit.

Laçi pret në fushën e tij Skënderbeun, ndërsa Vllaznia, skuadra që mbyll 4-shen e parë, shkon në fushën e Bylisit. Janë përplajse të forta mes skuadrash që kërkojnë Europën dhe atyre që luftojnë për mbijetesë. Në Fier ndeshen Apolonia dhe Kukësi, dy skuadrat e vetme pa pretendime.

Superiore, java e 33-të
Sot, ora 16:00
Kastrioti-Teuta
Laçi-Skënderbeu
Bylis-Vllaznia
Apolonia-Kukësi
Ora 19:00
Partizani-Tirana


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë