Tirana mund të përfitojë edhe këtë javë për t’u futur në zonën europiane. Orges Shehi kthehet si kundërshtar në Korçë, aty ku bëri historinë si kapiten i ekipit. Në krye të Tiranës ai po bën shumë mirë javët e fundit dhe një fitore e mundshme sot ndaj Skënderbeut do të kishte vlera të mëdha, sepse rivalët kanë ndeshje të vështira, Laçi pret Vllazninë, ndërsa Teuta shkon në Fier.
Nuk do të jetë e lehtë për kampionët në fuqi, pasi korçarët kanë marrë superxhiro dhe kanë shtuar ndjeshëm shanset e mbijetesës. Të besuarit e Memellit kanë arritur të mundin ekipe si Partizani, Apolonia dhe Kukësi në transfertë, ndaj dhe kryeqytetasit janë të paralajmëruar.

Laçi-Vllaznia është ndeshja më e fortë e javës së 27-të të Superiores. Kurbinasit vijnë pas 2 humbjesh, që u kanë kushtuar në tabelën e klasifikimit, ndaj dhe sot do të shkarkojnë të gjitha “bateritë” për t’u kthyer te fitorja. Ata ia dinë sekretet Vllaznisë, pasi e kanë mundur dy herë, edhe në “Loro Boriçi”. Nga ana tjetër, në kampin shkodran ka besim se këtë herë nuk do të dilet pa pikë ndaj Laçit.
Teuta kryesuese ndoshta e ka më të lehtë në letër, teksa ndeshet me Apoloninë në Fier. Kundërshtari thuajse i ka dhënë lamtumirën Suepriores, edhe pse jo matematikisht. Durrsakët gëzojnë një formë mjaft të mirë dhe kanë moralin e duhur për të përballuar çdo kundërshtar në këtë moment. Kjo javë e Superiores mbyllet me Partizani-Bylis, që luhet të dielën në Elbasan. Teuta dhe Vllaznia kryesojnë me nga 46 pikë, pastaj vijnë Laçi dhe Partizani me nga 44, Tirana ka 41 pikë.
Java e 27-të
Sot
Kastrioti-Kukësi
Skënderbeu-Tirana
Laçi-Vllaznia
Apolonia-Teuta
Të dielën
Partizani-Bylis
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje