Transferta e sotme në Ballsh, e vlefshme për javën e 31-të të Superiores, është një moment mjaft delikat për Tiranën, që javët e fundit ka pasur një ngritje të madhe, por është ende jashtë 4-shes së parë, që të çon në Kupat e Europës. Kampionët në fuqi vijnë pas fitoreve me Teutën dhe Vllazninë dhe gëzojnë një gjendje mjaft të mirë psikologjike. Një tjetër trepikësh do t’i ngjiste ata në vend të 4-t për momentin.
Trajneri Orges Shehi është i bindur se skuadra e tij është në gjendje të kapë jo vetëm zonën europiane, por edhe të luftojë për titullin kampion. Bardheblutë janë 6 pikë larg kreut dhe me ndeshjet direkte me rivalët mund t’ia dalin, prandaj dhe sfida e sotme me Bylisin është shumë e rëndësishme dhe vetëm fitorja bën punë. Në dyshim për Tiranën janë Kale dhe Batha, dy titullarë me peshë që kanë shfaqur probleme fizike, por mund t’ia dalin të rikuperohen në kohë.

Bylisi në anën tjetër kërkon pikë për të qenë më i sigurt për qëndrimin në Superiore. Ballshiotët kanë mungesa dhe do të përpiqen të shfrytëzojnë faktin që luajnë në fushën e tyre për të marrë një rezultat pozitiv. Rivalët e tyre, Skënderbeu dhe Kastrioti luajnë sot mes tyre në Kamzë. Korçarët janë përmirësuar ndjeshëm në javët e fundit, ndërsa krutanët kanë pasur rënie.
Java e 31-të e Superiores mbyllet nesër me tri ndeshjet e tjera, ku veçohet dueli Vllaznia-Teuta. Partizani pret Apoloninë dhe mund të përfitojë nga përplasja me shkodranëve dhe durrsakëve. Laçi ndeshet me Kukësi pa objektiva.
Superiore, java e 31-të
Sot
Bylis-Tirana
Kastrioti-Skënderbeu
Të hënën
Laçi-Kukësi
Partizani-Apolonia
Vllaznia-Bylis
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje