Futboll

Superiorja sërish në fushë, fokusi te Partizani-Teuta në javën e 7-të

Kampionati i Superiores është mjaft i ngjeshur, një situatë e diktuar nga shtyrja e tij për shkak të bojkotit të klubeve. Sot luhen ndeshjet e javës së 7-të, ku të pesta çiftet janë interesante. Për shkak të shirave, ndeshjet e sotme do të luhen në terrene të vështrira.

Vëmendjen e merr sfida Partizani-Teuta, e vetmja që do të luhet me drita. Të kuqtë, pas ndalesës në derbi, do të kërkojnë të kthehen te fitorja, ndërsa Teuta ka humbur shumë terren pas disa barazimeve radhazi dhe do të japë gjithçka për të marrë tri pikët. Në kampin durrsak këmbëngulin se kanë një ekip që mund të luftojë për titullin kampion, por deri tani nuk është dukur i tillë. Trajneri i Partizanit, Ilir Daja, sot mund të përdorë edhe Asanin dhe Melon.

Nga një ndeshje mes Laçit dhe Tiranës. Gazeta Si, 9 dhjetor 2020

Laçi, që është në kërkim të trajnerit të ri, pret Tiranën. Bardheblutë, pavarësisht disa sinjavele pozitive që dhanë në derbi, ende nuk janë aty ku pritet dhe në këtë transfertë nuk çfarë të humbasin. Pritet të zhvillohet një ndeshje shumë e luftuar, sepse barazimi nuk bën punë për asnjë nga skuadrat.

Vllaznia kryesuese ndeshet në Kamzë me Kastriotin që po paraqitet shumë mirë në këto javë të para, duke marrë rezultate pozitive. Shkodranët kanë disa mungesa, ku veçohet ajo e liderit të mbrojtjes, Mevlan Adili. Kukësi shkon në fushën e Bylisit me synimin për të ecur në vazhdën e fitoreve, kurse Skënderbeu ndeshet me Apoloninë në Fier.

Superiore, java e 7-të
Sot, ora 13:45
Apolonia-Skënderbeu
Bylis-Kukësi
Kastrioti-Vllaznia
Laçi-Tirana
Ora 16:45
Partizani-Teuta


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë