Jorida Tabaku deklaroi sot se 160 shqiptarë humbin punën çdo ditë dhe mbyllen në të njëjtën kohë 177 biznese.
“160 shqiptarë në ditë humbën punën që prej fillimit të vitit. 177 biznese mbyllen çdo ditë dhe këto janë vetëm shifrat zyrtare.
Po të llogarisim dhe punonjësit e informalitetit, numri i familjeve shqiptare që nuk kanë mundësi të ushqejnë fëmijët e tyre është i frikshëm për një vend europian. Kësaj të vërtete të hidhur dhe të dhimbshme qeveria shqiptare i është përgjigjur me pagesat e koncensioneve dhe PPP-ve, me amnisti fiskale të parave të krimit dhe me vjedhjen e çdo fondi të mundshëm për rindërtimin”, shkruan ajo në Facebook.
Zgjidhja, sipas saj, është plani ekonomik i PD.
“Ne ofruam planin tonë për të shmangur thellimin e krizës gjatë pandemisë. Për të rialokuar 120 mln euro destinuar PPP-ve për 2020 që t’iu shkonin shqiptarëve. Propozuam heqjen e taksave për këtë vit krize. Kërkuam të mbështetej konsumi dhe incentivat për të shpenzuar qytetarët.
Por qeverisja e rilindjes dështoi dhe sa herë kopjoi e bëri gabim. Tradhtuan shqiptarët sepse e kanë jetën e lidhur me oligarkët .
Shqipëria ka potenciale dhe mundësi të rimëkëmbet vetëm me një plan serioz në shërbim të qytetarëve dhe bizneseve. Kriza ka vetëm një rrugëzgjidhje: projektin ekonomik të PD. Shqipëria në punë është synimi jonë”, shkruan ajo.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje