Ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku tha se buxheti i vitit që vjen do të jetë më keq për shëndetësinë, arsimin, infrastrukturën publike, të papunët, për ata me ndihmë ekonomike, profesionistët apo biznesin.
“Buxheti 2021 është lajmi i keq për çdo shqiptar që sot vuan aktet e papërgjegjshme 8 vjeçare të qeverisë së kalbur nga korrupsioni.
Fatmirësisht, ky është akti i fundit i Edi Ramës si kryeministër.
Ky buxhet nuk zgjidh dhe as shtron rrugën për të kapërcyer krizën ekonomike dhe sociale të tërmetit 2019 dhe gjithashtu edhe të pandemisë.
Mbi 100 mijë të papunë ende sot rrugëve ndërsa konsumi ka rënë dhe rënia ekonomike pritet të jetë në kufijtë e 10% sipas parashikimeve të institucioneve ndërkombëtare…”, tha ajo
Tabaku nënvizoi se ky është buxheti i borxhit më të madh publik.
“Parlamenti sot, miraton një buxhet që zyrtarisht pretendon se do t’i paguajë PPP-ve 120 mln euro në vit. Një buxhet që në realitet po përgatitet të paguajë mbi 339 mln euro për këto PPP që shqiptarëve nuk i kanë sjellë, përfitime, ndërsa oligarkëve u kanë çuar deri më tani gati 1 mld euro të ardhura të siguruara nga taksat e shqiptarëve.
Prandaj ky buxhet është asgjë më pak se sa ‘Arka personale e oligarkëve”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje