Politike

Tabaku: Fadromat ndizen për regji, tek “Sami Frashëri” nuk punohet

Pak ditë më parë, ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku deklaroi se rindërtimi i shkollës ‘Sami Frashëri” do të kushtojë mbi 4.5 mln euro.

Paralelisht, kryebashkiaku Erion Veliaj doli para mediave duke lajmëruar fillimin e punimeve dhe bërë publik projektin e shkollës.   

Të hënën Jorida Tabaku ishte sërish tek gropa ku do të ngrihet shkolla për të treguar se aty punime nuk ka.

“Shkolla ‘Sami Frashëri’ është shembulli më i mirë se si punojnë e mendojnë, se si e konsiderojnë pronën private dhe atë publike si çiflig të tyre, se si manipulojnë shqiptarët përpara kamerave duke gënjyer se punohet dhe sapo ato fiken puna ndalon. E gjitha në funksion të mbulimit të vjedhjes së taksave të shqiptarëve.

Betejën mes propagandës dhe fakteve e fiton gjithmonë e dyta, pasi tregon të vërtetën. Asnjë regji qendrore apo video 3D nuk mund të ç’bëjë të vërtetën se tek shkolla ‘Sami Frashëri’ nuk punohet.

Fadromat ndizen vetëm kur i nevojiten manipulatorit Veliaj për të bërë foto. Pamjet që shihni tregojnë se as në zonën e bllokut “5 Maji” nuk punohet ndonëse kryemanipulatori Rama e transmetoi live në televizionin e tij privat se po ndërtohet”, tha ajo.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë