Pas një takimi të zhvilluar në Korçë, deputetja e PD, Jorida Tabaku tha se opozita bëhet me argumente, fakte por dhe me protestë.
E pyetur për protestat e munguara të shtatorit dhe ecurisë së deritashme, Tabaku tha se sot duhet të flasin të rinjtë.
“Unë besoj që sot ka ardhur dita të flasin të rinjtë, t’ja lëmë fjalën të rinjve. Ka mënyra të ndryshme se si bëhet opozita, me fjalë, me argumente, me fakte me protestë. Unë besoj që e kam treguar se di ta bëj pavarësisht se ku, brenda në sallë apo në rrugë…”, tha Tabaku.
Ajo e distancoi veten me përgjigjen e saj edhe kur u pyet mbi rezultatet e takimeve mes negociatorësh.
“Pyet negociatorët dhe me këtë diellin e Korçës uroj të na ecin mbarë në gjithë takimet”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje