Shkurt dhe shqip, deputetja e PD-së, Jorida Tabaku shkruan në një analizë të saj në Facebook se Shqipëria po përjeton një situatë ku stanjacioni ekonomik dhe rritja e çmimeve bashkëjetojnë me nivelet e larta të papunësisë.
“Një qeveri e përgjegjshme, një maxhorancë që mendon jo me teorinë e të kaluarit të radhës do të ishte shqetësuar jashtëzakonisht shumë kur ndërsa rrihte gjoksin për rritjen ekonomike të publikuar javën e shkuar, të shihte se e gjithë rritja ekonomike vinte nga ndërtimi dhe jo nga bujqësia.
Shumica e shqiptarëve të vetëpunësuar janë në sektorin e bujqësisë, e cila po përjeton një krizë të thellë, ky duhet të ishte një alarm për qeverinë, e cila duhet të rishihte politikat e saj sektoriale.
Incentivat edhe subvencionet në bujqësi për Shqipërinë janë ndër më të ulëtat në rajon dhe këtë e tregon dhe deficiti tregtar.
Por shqetësimi i maxhorancës duket se nuk është bujqësia sesa propaganda. Thënë më shkurt, nuk na duhen edhe aq paratë e bujqësisë sesa na duhet ndërtimi që sipas çdo matësi ndërkombëtar financohet në masë të gjerë nga paratë e pista”, shkruan Tabaku.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje