Politike

Tabaku: Kemi inflacionin dhe borxhin më të lartë në rajon

Ndryshe nga shifrat që proklamon qeveria, deputetja e PD-së, Jorida Tabaku thotë se situata ekonomike në vend është rënduar me inflacionin më të lartë në rajon.  

“Sot, kemi inflacionin (rritjen e çmimeve) më të lartë në rajon dhe më gjerë 8.3 %, kemi një rritje të jashtëzakonshme të kësteve të kredisë të papërballueshme për xhepat e familjeve shqiptare dhe bizneseve.

Kemi borxhin më të lartë në rajon që po arrin 100% të PBB. Kemi çmimet më të larta të karburanteve që me bordet komuniste po rrisin kostot e prodhimit e kostot e biznesve.

Unë refuzoj ta besoj se ajo që ofron sot qeveria është ndërtimi dhe krenohen se sot po ndërtohet me burime financiare informale që në fakt po e shkatërrojnë ekonominë.

Bujqësia dhe turizmi dy sektorë që kanë 40 % të PBB sot janë të mbitaksuar, të nënfinacuara e të pavlerësuar!

Sot, sfida e ekonomisë shqiptare është largimi, emigrimi dhe pa ofruar alternativa për shqiptarët për të investuar këtu, pa vlerësuar punën, pa ofruar meritokraci Shqipëria do të përballet me rënie të krahut të specializuar të punës e me rritjen e moshës mesatare e cila sot është avantazhi konkurues që ka Shqipëria në rajon”, tha Tabaku.

Ajo nënvizoi se situata vitin tjetër duhet të ndryshojë me një tjetër model ekonomik.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë