Politike

Tabaku kërkon dëgjesë me Ministrinë e Financave: Janë rritur çmimet

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku deklaroi në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë se rritja e çmimeve dhe e inflacionit po varfërojnë më shumë njerëzit.  

“Rritja e taksave për fermerët në fund të 2021 ka sjellë dhe rritjen e çmimeve të produkteve bujqësore!

Sot fermerët janë duke dështuar dhe duke hedhur produktin e tyre sepse rritja e taksave po ndikon drejtë për drejtë në punën e tyre!”, tha Tabaku

Për këtë arsye, nënkryetarja e PD kërkoi një dëgjesë me Ministrinë e Financave për situatën e rritjes së çmimeve dhe efektin e politikave fiskale tek qytetarët.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë