Politike

Tabaku, ligj për kontrollin e Kuvendit ndaj qeverisë për përmbushjen e rekomandimeve

Jorida Tabaku, deputete e PD, njëkohësisht edhe drejtuese e Komisionit të Çështjeve Europiane prezantoi në Parlament, projektligjin mbi Rolin e Kuvendit në Procesin e Integrimit.

Tabaku tha se në hartimin e këtij ligji janë bazuar në eksperiencën e parlamentit gjerman, me ndihmën e ekspertit Hans Joachim Falenski, këshilltari i grupit parlamentar të CDU-së.

Me ligjin e ri Parlamenti do jetë në gjendje të ushtrojë të drejtën e mbikqyrjes dhe kontrollit ndaj qeverisë për çështje që lidhen me procesin e anëtarësimit dhe, nëse është e nevojshme, ta nxisë atë të veprojë më shpejt në përmbushjen e detyrimeve. Po kështu, Kuvendit i lind e drejta e përfaqësimit të Shqipërisë në takimet e përbashkëta me Parlamentin Europian. “Kjo do të thotë që deputetët që marrin pjesë në këto struktura të përbashkëta duhet të kenë mundësinë dhe aftësinë të përfaqësojnë interesin më të mirë të vendit, përfshirë gjenerimin e një konsensusi të brendshëm politik, dhe sigurimin e një mbështetjeje ndër-partiake për Shqipërinë në Parlamentin Europian. Siç edhe i jep të drejtën këtij institucioni që të lobojë pranë vendeve anëtare për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit,” tha Tabaku. 


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë